Pika 'Feng Fu', vendosni një kub akulli në këtë pikë çdo ditë, do t’ju habisë rezultati në trupin tuaj

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 08:43
Pika 'Feng Fu', vendosni një kub akulli në këtë pikë çdo ditë, do t’ju habisë rezultati në trupin tuaj

E keni menduar ndonjëherë se sekreti për një jetë të shëndetshme fshihet pas një kubi akulli? Mund të duket befasuese, por në vijim do t’ju shpjegojmë si na ndihmon realisht përdorimi i një kubi akulli çdo ditë.

Kush nuk dëshiron të ketë jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më energjike? Sigurisht, ushqyerja e shëndetshme, gjumi cilësore dhe stërvitja mund t’ju ndihmojnë ta arrini këtë. Përveç të gjitha këtyre, një kub i thjeshtë akulli mund t’ju bëjë shumë mirë dhe t’ju ndihmojë të jeni të shëndetshëm. Le të shohim se si!

Çfarë është Feng Fu?

Prekni qafën tuaj; do të gjeni një pikë ku baza e kafkës suaj takohet me majën e qafës. Pikërisht ajo pikë quhet Feng Fu dhe gjithçka që duhet të bëni është të vendosni kubin e akullit në atë pikë presioni.

Nëse e përsëritni këtë procedurë rregullisht, trupi juaj rifiton energji dhe së shpejti do të filloni të ndiheni të freskët, të shëndetshëm dhe plot jetë. Fërkimi i një kubi akulli në këtë pikë presioni liron hormonin endorfinë në gjakun tuaj; ky hormon është përgjegjës për rinovimin e qelizave të trupit dhe për t’ju bërë të ndiheni energjikë.

Si të synoni saktë pikën e presionit të Feng Fu?

Shtrihuni në bark (me kokë poshtë). Vendoseni kubin e akullit në pikën e duhur dhe mbajeni aty për rreth 20 minuta. Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për ta mbajtur aty dhe për t’u shtrirë në shtrat, atëherë thjesht mund ta lidhni kubin e akullit me një shall dhe të vazhdoni me aktivitetet tuaja të tjera. Përsëriteni këtë rregullisht para mëngjesit (pa konsumuar asgjë) dhe shikoni rezultatet.

Disa nga përfitimet shëndetësore:

1. Përmirëson humorin:

Nuk ka më pagjumësi apo çrregullime të tjera emocionale. Fillimi i ditës me një trajtim me kuba akulli ju përmirëson humorin dhe do t’ju mbajë energjikë gjatë gjithë ditës.

2. Gjumë cilësor:

Pas disa ditësh trajtimi, do të gjeni një përmirësim në modelet tuaja të gjumit dhe gradualisht do të filloni të përjetoni gjumë cilësor.

3. Ndihmon ciklin menstrual te vajzat dhe gratë:

A vuani nga një cikël menstrual jonormal? Atëherë duhet ta filloni patjetër këtë dhe të mos shqetësoheni për ato ditë aq të dhimbshme çdo muaj!

4. Ndihmon me problemet e tiroides:

Tiroidja është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore te femrat. Problemet e saj do të qëndrojnë larg nëse zgjidhni të përdorni këtë praktikë.

5. Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të frymëmarrjes:

Nuk ka rreptësisht fuqi shëruese, por mund t’ju ndihmojë të luftoni kundër astmës dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes.

6. Ndihmon në lehtësimin e të ftohtit:

Do të vini re se të gjitha sëmundjet tuaja të lehta po largohen. Gjithashtu vepron për lehtësimin e të ftohtit. Nuk do të keni më rrufë!

7. Ndihmon tretjen:

Kryerja e rregullt e kësaj detyre mund të kurojë të gjitha problemet tuaja të tretjes dhe do të fillojë të stimulojë tretje të lehtë, pa ndjesi fryrjeje.

8. Redukton stresin:

Ju qetëson nga hipotensioni dhe sindromat e tij dhe ju ofron një jetë pa stres.

9. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe dhëmbëve:

Nuk ka nevojë të përdorni më qetësues për dhimbjet, kubi i akullit do të bëjë magjinë e tij.

Ky truk tepër i thjeshtë mund të transformojë rutinën tuaj të përditshme dhe t’ju ofrojë një metodë të lehtë shërimi – është një truk që ia vlen ta provoni!

Vetëm një kub akulli dhe pak njohuri të sakta mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj!

Ju lutemi vini re: Nëse jeni shtatzënë ose vuani nga epilepsia ose skizofrenia, atëherë ju lutemi mos e provoni!

(Kosova Sot Online)