Lexoni edhe:
Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit i manipuluar!
Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri
Më në fund , oligarku dhe biznesmeni i inkriminuar Ramiz Kelmendi e zbuloi edhe publikisht lidhjen e tij të ngushtë kriminale me Serbinë i cili lidhur me tensionet e fundit politike ndërmjet të dy vendeve, për shkak të mos lejimit të zgjedhjeve të Serbisë, e pas kërcënimit të Aleksandër Vuçiqit, e ringjalli serish publikisht idenë e një marrëveshje me Serbinë përmes shkëmbimit të territoreve, ide që shkurt e shqip i bije ndarje e Mitrovicës dhe falje e pjesës veriore të Kosovës, Serbisë okupatore, për përmbushjen e kërkesave ekstremiste të kriminelit Aleksandër Vuçiq, vetëm për të ruajtur interesat e tij biznesore dhe private, si dhe lidhjet e thella me strukturat e larta kriminale dhe para politikes së Aleksandër Vuçiqit.
-Kjo është një ide e turpshme e cila përveçse duhet hedhur poshtë dhe gjykuar, edhe duhet penalizuar, përderisa vjen nga një njeri i dyshimtë që për vite të tëra ishte i veshur edhe me pushtet, deri në pozitë të zëvendëskryeministrit të shtetit, e të mos flasim vetëm për mandatin e tij deputet. Për aq më tepër, sipas mendësisë së tredhur të Oligarkut Kelmendi,pa marrë parasysh se sa do të humbte dhe sado rëndë të dëmtohej Kosova, më mirë është të bëhet pazari me Serbinë me një marrëveshje paqësore pa eskalim të situatës, e cila sipas tij po përgatitet nga shërbimet e fshehta serbe, sikur që ka qenë rasti “Panda”?!
Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit i manipuluar!Lexoni edhe:
Madje ai thotë se edhe blerja e Emblemave të UÇK-së në tregun e Prishtinës dëshmon tentimin që të përsërisin skenar të aktit "Panda" në emër të pakënaqësie lidhur me zhvillimet e fundit që ndërlidhen edhe me ndikimin e Rusisë. Dhe kjo pakënaqësi, kinse po orkestrohet për tu treguar qytetarëve se ngjashëm me Putinin, duhet intervenuar edhe në Kosovë, akt që po nxitet nga nacionalizmi në Serbi. Duke i ditur këto pakënaqësi, e ku jam dëshmitarë i shumë të tillave gjatë jetës time sikur edhe brezi im, nxjerrë një konkluzë se duhet ndërmarr aktivitete politike që dërgojnë të ardhmen e Kosovës në drejtim stabil dhe te duhur.
Shembull! - KOSOVA PA PJESËN VERIORE DHE ME PJESËN E KOSOVËS LINDORE”, thotë oligarku serbofil Ramiz Kelmendi. Me këtë Pazar, sipas tij, së pari largohemi nga shantazhet, destabilizimi, sepse nuk do ta paguajnë rrymën kurrë për serbët e veriut, dhe ata nuk do punojnë asnjëherë për Kosovën dhe pagat e tyre. Së dyti, sipas Kelmendit, çdo pakënaqësi e emituar në Kosovë i shtyp dhe dëbon shqiptarët në Kosovën Lindore.
Kërcënimet publike të Vuçiqit kundër Kosovës zbulojnë planin e tij sekret!Lexoni edhe:
Kelmendi i jep vetes aq shumë të drejtë duke deklaruar se neve na mbetet të gjykojmë me kokën e ftohtë, pa parathënie dhe pasthënie që linçojnë të gjithë ata që me fjalën e tyre garantojnë të ardhmen e tërësishme sipërfaqësore dhe kombëtare, e që sipas tijë, Kosova, fatkeqësisht, çdo herë duke u linçuar tradicionalisht është zvogëluar edhe me hapësirë si dhe me ndarje të popullit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".