Nuk do të besoni çfarë vetish shëruese ka ky lëng

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 11:25
Nuk do të besoni çfarë vetish shëruese ka ky lëng

Uji me mjaltë i përgatitur në këtë mënyrë normalizon tretjen, forcon sistemin imun, përdoret në shërimin e ftohjeve dhe bronkitisit dhe siguron pastrimin e organizmit. Me vetitë shëruese të mjaltit shumica e njerëzve njihen, por se të paktë janë ata që njihen me vetitë e ujit të mjaltizuar. Kjo përgatitje që moti është përdorur për t'u shëruar nga sëmundjet e ndryshme, por edhe si preparat në kozmetikë.

Për përgatitjen e ujit me mjaltë mjafton që një lugë mjaltë ta përzieni në gotën me ujë të vakët. Kështu fitohet një tretje me 30 për qind mjaltë, e cila është e ngjashme me plazmën e gjakut. Është mirë të dihet se ky ujë shumë shpejt absorbohet në organizëm. Këtë ujë duhet ta konsumoni çdo ditë, në mëngjes në lukth të thatë, e duhet ta pini shpejt. Është mirë ta konsumoni edhe në mbrëmje, pak para se të shkoni në gjumë. Pos kësaj, mund ta përdorni edhe për kozmetikë, ju këshillohet që para gjumit ta fshini apo pastroni grimin me këtë përzierje. Kështu e pastroni lëkurën, e bëni më të butë dhe e rigjallëroni.

(Kosova Sot Online)