Ndryshimi i motit do të thotë dhimbje në nyja: Ja si t'i ndihmoni vetes

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 13:23
Ndryshimi i motit do të thotë dhimbje në nyja: Ja si t'i ndihmoni vetes

Disa studime kanë treguar se ndryshimi i motit në kombinim me nyjat me dhimbje te këta pacientë mund të shtojnë dhimbjet. Nëse jeni një nga këta persona me dhimbje në nyja, ja disa këshilla .

KOMPRESAT E NGROHTA

Nëse vendosni diçka të ngrohtë në vendin ku ndjeni dhimbje, dhimbja lehtësohet. Jastëkët elektrikë për ngrohje apo vendosja e nyjave në ujë të ngrohtë mund ta lehtësojnë dhimbjen, zvogëlojnë ngërçet dhe relaksojnë muskujt e tensionuar. Disave u ndihmon edhe larja e nyjave duke kombinuar larjen e tyre me ujë të ftohtë e më pas me të ngrohtë.

KREMRAT DHE XHELI

Janë të thjeshtë për përdorim dhe shumë efikas. Mjafton ta lyeni lëkurën me ta. Xheli dhe kremrat e ndryshme mund t ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve.

VITAMINAT E TRETSHME NË YNDYRË

Ushqimi optimal është gjithmonë zgjedhja e duhur, pa marrë parasysh se prej cilës sëmundje vuani, e vitaminat e tretshëm në yndyra (vitaminat A, D, E dhe K) meritojnë vëmendje shtesë. Një studim ka treguar se si mungesa e vitaminës D është e shpeshta te personat që vuajnë nga artriti. Studimet e tjera kanë dëshmuar vetitë shëruese të vitaminës E. Avokadoja, vaji i kokosit, vaji i ullirit, peshku dhe arrat janë disa prej ushqimeve të pasura me këto vitamina, e ju duhet t'i përfshini në ushqime.

(Kosova Sot Online)