Bima që ngjason me lulediellin, ushqim për diabetikët

  • E.K /
  • 31 March 2022 - 13:27
Bima që ngjason me lulediellin, ushqim për diabetikët

Kjo lule (lat. Helianthus tuberosus), sipër tokës ngjason shumë me lulediellin, e përfundi tokës me pataten. Te ne kultivohet pak, por nuk duhet të jetë ashtu, pasi është perime shumë e shëndetshme. Përbërësi bazë i saj inulina, përbërës bazë i karbohidrateve, shumë i rëndësishëm në ushqimin e personave që vuajnë nga diabeti.

Domethënia e tij është se me rastin e tretjes në organizëm kalon në fruktozë, sheqer natyral që mund ta përdorin personat që vuajnë nga diabeti. Kjo bimë i takon familjes së njëjtë si të lulediellit.

(Kosova Sot Online)