Shurupi i kollit i bërë nga lëvorja e mandarinës

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 12:07
Shurupi i kollit i bërë nga lëvorja e mandarinës

Lëvoren e mandarinës mund ta përdorni për një desert të shijshëm, i cili përpos që është i shijshëm, është edhe i dobishëm për fyt. Por, kujdes! Mos i përdorni mandarinat e spërkatura me pesticide, apo preparate tjera kimike. Nëse keni dhembje të fytit, apo kollitje, atëherë bluani 50 g lëvore mandarinash dhe vendosini në kavanoz të qelqtë. Shtojuni vodkë, apo alkool (40%). Kavanozin mbylleni mirë dhe lëreni që të qëndrojë një javë në vend të errët. Më pas, hajeni nga një lugë pas buke, e më pas hajeni edhe një lugë mjaltë.

PËRBËRËSIT

 500 - 600 g mandarina 300 - 400 ml ujë 1 lugë kripë 350 g sheqer kristal 350 ml ujë Sheqer shtesë për kore.

PROCEDURA

Qëroni mandarinat dhe mos i humbni lëvoret. Qitni ato në tenxhere dhe përvëloni me 300 - 400 mililitra ujë, duke e shtuar edhe një lugë krip. Zieni derisa të vlojnë. Më pas derdheni ujin dhe lëvoret mbani. Lëvoret e ziera grini në rripa të hollë. Në një enë tjetër përzieni 350 g sheqer dhe 350 ml ujë, duke e vluar këtë rreth gjysmë ore. Më pas në enën e dytë shtoni lëvoret, duke i zier derisa të bëhen gjysmë të tejdukshme, kurse shurupi i dendur.

(Kosova Sot Online)