Pema që shton energjinë dhe qetëson sistemin nervor

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 11:40
Pema që shton energjinë dhe qetëson sistemin nervor

Një banane shpejt e shton energjinë, e disa studime kanë treguar se dy banane shtojnë energjinë ditore sikur të keni ushtruar 90 minuta.

DEPRESIONI

Në bazë të studimeve, njerëzit që vuajnë nga depresioni do të ndiheshin shumë më mirë pasi të kenë konsumuar banane. Kjo për faktin se përmban triptofan, lloj i proteinës që trupi e shndërron në serotoninë. Kështu bananet luftojnë depresionin dhe ju bëjnë më të lumtur.

ANEMIA

Të pasura me hekur, bananet mund të stimulojnë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmojnë te anemia.

SHTYPJA E GJAKUT

Kjo pemë tropikale është e pasur me kalium, e varfër me kripë, që e bën të përsosur në luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut. Pos uljes së shtypjes së gjakut, parandalon edhe sulmin në tru.

PËRMIRËSON FORCËN E TRURIT

Studimet kanë treguar se kjo pemë e pasur me kalium ndihmon te mësimet, kështu që e përmirëson përqendrimin.

KAPSLLËKU

Fibrat në banane mund të ndikojnë në kthimin e punës normale në punën e zorrëve, kështu që ndihmojnë në zgjedhjen e problemit pa laksativ. NERVAT Bananet janë të pasura me vitamina B, që qetësojnë sistemin nervor.

(Kosova Sot Online)