Kjo bimë zgjidh problemet me stomakun të shkaktuara nga viruset

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 09:39
Kjo bimë zgjidh problemet me stomakun të shkaktuara nga viruset

Shkencëtarët amerikanë kanë kryer studimin që ka treguar se komponimet nga vaji i organos kanë efekt në shkatërrimin e norovirusit. Studimet janë bërë në minj me këtë formë të viruseve. Ata kanë zbuluar se origano mundet të shkatërrojë shtresën e proteinave që e shkakton norovirusi. Komponimi që e shkatërron norovirusin quhet karvakrol. Ai po ashtu dhuron aromën e njohur dhe shijen vajit të origanos.

Me shkatërrimin e shtresës mbrojtëse të norovirusit, origano u mundëson përbërësve të tjerë kundër viruseve që të futen në virus dhe ta shkatërrojnë. "Hulumtimet duhet t'i vazhdojmë, por është e qartë se karvakroli në mënyrë unike sulmon viruset", ka deklaruar mjekja që qëndron në ballë të studimeve, Kelly Bright. Shkencëtarët, studimi i të cilëve është publikuar në revistën "Applied Microbiology", thekson se studimi është i besueshëm, dhe se planifikojnë që studimet të vazhdojnë deri në arritjen e rezultateve konkrete. Norovirusi shkakton simptomat, si mundime, të vjella, diarre, grip dhe ngërçe me dhimbje. Nëse keni probleme me këtë, apo viruse të ngjashme, thjesht merrni një lugë origano të thatë, e hidhni në gotë dhe derdhni ujin e vluar. E lini disa minutat mbuluar, më pas e pini.

(Kosova Sot Online)