Boronicat e kuqe nuk kanë efekt si ilaçe popullore për infeksionet urinare

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 10:53
Boronicat e kuqe nuk kanë efekt si ilaçe popullore për infeksionet urinare

Ndikimi i edhe një ilaçit popullor është rrëzuar përmes të gjeturave që kanë treguar se kapsulat me boronica të kuqe as nuk e ndalojnë, as nuk shërojnë infeksionet urinare ashtu siç ishte menduar. Madje ekzistojnë edhe punëtorë shëndetësorë, të cilët sugjerojnë lëngun e boronicave të kuqe kundër infeksioneve urinare.

Studimi i fundit, i publikuar në revistën "Journal of the American Medical Association", ka përdorur metoda të forta dhe ka ardhur deri te rezultatet bindëse. Punëtorët shëndetësorë që sugjerojnë prodhimin apo lëngun nga boronicat e kuqe 'pacientëve nuk u bëjnë ndonjë të mirë'. Ekspertët pohojnë se kanë mbetur të bëhen edhe studimet tjera, por pohojnë se boronicat e kuqe nuk ndikojnë në shërimin e infeksioneve urinare.

(Kosova Sot Online)