Ja pse duhet ta konsumoni preshin çdo ditë

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 10:15
Ja pse duhet ta konsumoni preshin çdo ditë

Nëse e konsumoni, preshi ofron veti të shumta shëruese, në shikim, në eshtra dhe aty gjeni një aleat të hatashëm.

VLERAT USHQYESE

Preshi përmban shumë proteina, betakarotinë dhe vitamina C. Preshi është burim për mangan, hekur, acid folik, vitamina C dhe B6. Pasi shumë ushqime me zierje humbin vlerën ushqyese, preshi i zier është burim për mangan dhe hekur, acid folik dhe vitamina B6.

VETITË SHËRUESE

Për dallim nga hudhra apo qepa e kuqe, preshi përdoret edhe si erëz. Ndikon mirë në organet e frymëmarrjes dhe organet tretëse, në veshka, mëlçi, gjak dhe vena. Pos kërcellit të tij, sugjerohet ta konsumoni edhe gjethen e tij.

PËRPARËSITË SHËNDETËSORE

Te gjëndrat e shtuara tiroide sugjerohen kompresa të ngrohta prej preshit të zier. - Preshi ndihmon te kolla, qetëson kollën dhe ndikon në inflamacionin mushkërive dhe astmë. - Zvogëlon sasinë e shtuar të acideve në urinë, kolesterolin dhe yndyrën në gjak. - Preshi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon te arteroskleroza dhe inflamacionet e venave. - Përmirëson oreksin dhe nxit punën e sistemit të tretjes dhe zorrëve. - Preshi nxit punën e veshkave dhe sekretimin e urinës, si dhe ndihmon te dhimbjet dhe gurët në veshka.

(Kosova Sot Online)