Patatja, burim i energjisë dhe shëndetit

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 11:25
Patatja, burim i energjisë dhe shëndetit

Patatja (lat. Solanum tuberosum) pa të drejtë quhet si perime me "kalori të zbrazëta", theksojnë nutricistët. Përkundrazi, është shumë e shëndetshme, e pasur me përbërësit që u përshtaten të gjitha moshave. Është e pasur me kalium, e rëndësishme për fortësinë e muskujve dhe punën e zemrës. Hekuri dhe magnezi janë dy mineralët tjerë të rëndësishëm me të cilët është i pasur. Mungesa e këtyre dy mineraleve bën që njeriu gjithmonë të ndihet i lodhur. Pos tyre, është i pasur edhe me kalcium, fosfor, bakër, mangan, zink.

Kur flasim për vitaminat, më së shumti ka vitamina C dhe ato të grupit B. Për nga vetitë shëruese, patatja radhitet si një nga ushqimet më ushqyese. Është treguar efektive në mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi. Është vërtetuar se përmban përbërës që ulin shtypjen e gjakut, por ndihmon edhe kundër reumës, artritit akut, inflamacionit të mushkërive, largon dhimbjet e kokës dhe temperaturën e lartë. Pataten e papërpunuar duhet qëruar dhe si kompresë ta aplikoni në ballë apo në qeskat e syve. Patatja e copëtuar e papërpunuar ndihmon edhe kundër lythave.

(Kosova Sot Online)