Ushqimet kancerogjene që duhet ndaluar së konsumuari

  • E.K /
  • 21 April 2022 - 12:40
Ushqimet kancerogjene që duhet ndaluar së konsumuari

Kanceri është një nga sëmundjet që ta futë frikën në palcë. Studimet dëshmojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit, e gjithsesi jemi të ekspozuar ndaj rrezikut. Ekspertët megjithatë pohojnë se ekziston një ndërlidhje midis konsumimit të ushqimeve të caktuara dhe kancerit. Në vijim ju paraqesim ushqimet që duhet hequr, apo së paku reduktuar, nga menyja juaj, në mënyrë që të mos rrezikoheni nga kanceri, transmeton gazeta Kosova Sot.

GJITHÇKA E PËRPUNUAR

Të gjitha llojet e ushqimit të përpunuar janë përplot me aditivë, si ngjyrat artificiale, ëmbëltuesit ose preparatet që ua zgjatin afatin ushqimeve. Është dëshmuar se ushqimet e përpunuara janë të dëmshme për shëndetin. Substancat si këto të gjetura në ushqimet e tymosura dhe salsiçet janë përgjegjëse për rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë, mëlçi dhe stomak. 

SHEQERNAT E RAFINUARA

Sheqeri i bardhë apo i rafinuar, konsiderohet të jetë "ushqim kanceroz, sepse ndikon në rritjen e qelizave malinje. Ëmbëltuesit si fruktoza është edhe më i dëmshëm, pasi shkaktojnë që qelizat e kancerit metabolizohen shumë shpejt. Është e rëndësishme që këto lloje të sheqerit janë të pranishme në lloje të ndryshme të ushqimit që i konsumojmë, si në ëmbëlsira, pije të gazra, pastë dhe ushqime të konservuara. 

MISHI I KUQ

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe llojeve të mishit të përpunuar ndërlidhen me 22 për qind të rritjes së rrezikut për t'u prekur nga kanceri i gjirit. "American Institute of Cancer Research" paralajmëron se të varurit nga mishi i kuq për 36 për qind e shton rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë. 

MIELLI I BARDHË

Mielli i bardhë është një prej atyre ushqimeve që ka indeks të lartë glikemik, që ndërlidhet me rritjen dhe përhapjen e qelizave të kancerit nëpër trup. Gjatë procesit të zbardhjes, mielli humb një pjesë të madhe të vetive shëruese, dhe më pas substancat kemikate shtohen. Këto kemikate janë agresive për trupin e njeriut. 

KOKOSHKAT NGA MIKROVALA

Kokoshkat e përgatitura në shtëpi janë të shëndetshme dhe kanë veti të shumta për shëndetin. Por, mos i ngatërroni me ato që përgatiten në mikrovalë. Megjithëse janë më të shijshme, janë përplot me kemikate që ndërlidhen me kancerin. Kemikatet që ndërlidhen me ngrohjen termike përmbajnë lloje të ndryshme të tumoreve dhe infertilitetit.  

USHQIMET E SKUQURA

Ushqimet e skuqura përmbajnë sasi të madhe të substancave kancerogjene të njohura si akrilamide, që formohet kur ushqimet i qasen temperaturave të larta. Kjo substancë mund të haset në secilin ushqim që përgatitet në temperaturë më të lartë se 120 gradë. Tjetër shkas janë yndyrat trans. Këto yndyra jo vetëm se ndërlidhen me kancer, por edhe me sëmundjet kardiovaskulare dhe me diabet, tipin 2.

(Kosova Sot Online)