Lexoni edhe:
Pesë shenja që tregojnë se trupi ka mungesë të vitaminës E
Pijet pos se janë freskim, njëkohësisht ju ndihmojnë edhe në rrafshimin e barkut .
UJI I AROMATIZUAR
Kur të tentoni të hiqni kilogramët shtesë, është me rëndësi të keni organizëm të hidratuar. Konsumimi i sasisë së madhe të ujit ndihmon trupit tuaj që ta mbajë ekuilibrin e lëngjeve, parandalon qëndrimin e ujit në organizëm dhe ju ndihmon të qëndroni të ngopur. Nëse nuk ju jepet të pini ujë të thjeshtë, hidhni pak mentë apo borzilok, agrume, për përmirësimin shijes.
Pesë shenja që tregojnë se trupi ka mungesë të vitaminës ELexoni edhe:
ÇAJI I FTOHTË ME MENTË
Freskim i hatashëm, por njëkohësisht edhe pije efikase që ndihmon në rrafshimin e barkut tuaj. Menta ndihmon lukthit në tretjen e yndyrave, si dhe në mënyrë efikase ndihmon në tretjen e ushqimeve me yndyrë duke parandaluar fryrjet.
ÇAJI I GJELBËR
Pos se ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, çaji i gjelbër ka dobi për gjithë organizmin, sepse përmban katehinë, antioksidues, që ndihmon në zvogëlimin e shtresave dhjamore përreth stomakut.
(Kosova Sot Online)