Ilaçi kundër kollës

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 13:41
Ilaçi kundër kollës

Përgatiteni vetë këtë ilaç. Është vendor dhe ju ndihmon nëse keni problem me kollën me gëlbazë.

PËRBËRËSIT

1 lugë mëllagë të bardhë - 1 lugë fara të lirit - 1 lugë trumzë - 1 limon i copëtuar në rriska të holla - 250 ml ujë - 250 gr sheqer të vrugët.

PËRGATITJA

1. Në një enë hidhni ujin, më pas shtoni sheqerin. Kur të jetë tretur sheqeri, shtoni përbërësit tjerë dhe e zieni edhe për 15 minuta. 2. Masën e vendosni në një vend të ftohtë. 3. Merrni një lugë shurup, tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)