Njihuni me vetitë shëruese të kripës së Himalajeve

  • E.K /
  • 28 April 2022 - 12:22
Njihuni me vetitë shëruese të kripës së Himalajeve

Kripa e Himalajeve ka fuqi shëruese, derisa lista e këtyre vetive shëruese është shumë e gjatë. Në vijim ju paraqesim disa prej tyre.

PASTRON FYTYRËN PREJ AKNEVE

Nëse keni problem me aknet në fytyrë apo probleme të ngjashme në lëkurë, pilingu natyral nga kripa e Himalajeve mundet të jetë e duhura për zgjedhjen e këtyre problemeve. Receta: Përzieni 100 gramë kripë të Himalajeve me tre litra ujë dhe e lini për një ditë. Më pas masën e përzieni me vajrat esenciale dhe është e gatshme për ta përdorur. Përdorimi: Me kujdes bëni masazh fytyrës - kripa bën masazh fytyrës, hap poret e mbyllura, derisa vaji esencial lëkurën e bën më të butë dhe më të shëndetshme.

PËRDORENI SI SAPUN

Sapuni nga kripa e Himalajeve me 100 për qind kristale të kripës është e hatashme për trajtimin e lëkurës së prekur nga urdhja, celuliti dhe lëkua e thatë. Po ashtu, mund të përdoret edhe si deodorant, dhe atë në formë natyrale. Nëse kurrë më parë nuk e keni përdorur një sapun si ky, në fillim në lëkurë do të ndjeni një pickim apo gudulisje - por nuk duhet të bëni panik, sepse kjo është shenjë se trupi juaj ka filluar të pastrohet nga helmet dhe se ajo ndjenjë do të zgjatë vetëm disa minuta.

(Kosova Sot Online)