Përzierja e kripës dhe vajit, kundër osteokondrozës

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 12:12
Përzierja e kripës dhe vajit, kundër osteokondrozës

Osteokondroza e qafës është e vështirë, por mund të shërohet. Pas përdorimit të ilaçit natyral, dhimbjet nuk do t'i ndjeni për disa vite. Në pyetje është përzierja me vajin bimor të rafinuar dhe kripë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

10 lugë të supës kripë dhe 20 lugë të supës vaj (ulliri, luledielli).

PËRGATITJA

Kripën dhe vajin i përzieni në një ambalazh prej qelqit. E mbyllni. Pas disa ditësh do të keni një masë të ndritshme.

PËRDORIMI

 Për çdo mëngjes, duke lyer dhe bërë masazh në qafë, e aplikoni aty ku ndjeni dhimbjen. Bëni masazh për 2-3 minuta çdo ditë, duke ia shtuar edhe nga 2-3 minuta tjerë, deri të arrini në 20 minuta. Pas masazhit, qafën e pastroni me peshqir të lagur e të ngrohtë. Për rezultatin brenda dhjetë ditësh shërimi stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson rigjallërimin e indeve të palcës kurrizore. Pas 8-10 ditësh, procedura vëren ndryshimet radikale. Përmirësohet qarkullimi i gjakut, zhduken dhimbjet e kokës dhe përmirësohet shikimi.

(Kosova Sot Online)