Përdoreni ujin e makaronave

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 13:04
Përdoreni ujin e makaronave

Secilën herë kur të zieni makarona, me siguri e hidhni ujin ku janë zier ato, sepse është tepricë. Mirëpo, pikërisht uji i tyre quhet ar i lëngshëm. Ky lëng është i shijshëm dhe i shëndetshëm.

 

Mund të merrni disa lugë të lëngut dhe ta përzieni me salcë. Mirë kombinohet edhe me gjellë, supë dhe oriz. Për ta pasur gjithmonë në dispozicion, më së miri është ta ngrini në enët për akull dhe ta përdorni sipas nevojës.

(Kosova Sot Online)