A qan foshnja kur është në bark? Me siguri nuk e prisnit një përgjigje të tillë

  • E.K /
  • 06 May 2022 - 10:21
A qan foshnja kur është në bark? Me siguri nuk e prisnit një përgjigje të tillë

Ja çfarë ndodh kur fëmija juaj shkelmon dhe rrotullohet

Të gjitha nënat janë të interesuara për atë që fëmija bën gjatë gjithë kohës në bark.

Shkencëtarët janë gjithashtu kureshtarë, ndaj vendosën të hetojnë se çfarë bën foshnja ndërsa është në bark.

Shumica kanë pyetur veten – a qan bebja kur është në mitër?

Përgjigjja është se ata në fakt mund të qajnë, por që ajo nuk duket siç do të prisnim ne. Për të njohur të qarën, duhet të monitorojmë sjelljen e foshnjës, jo ta dëgjojmë zërin.

Ne nuk mund ta dëgjojmë foshnjën derisa të vijë në kontakt me ajrin, në vend të kontaktit me lëngut.

Një studim vëzhgoi bebet në mitër dhe tregoi se bebja bën lëvizje që tregojnë të qajë:

▪ nxjerr gjuhën,
▪ merr frymë shpejt,
▪ hap gojën,
▪ dridh nofullën,
▪ gëlltit.

Kjo sjellje është vërejtur te bebet mbi 24-javëshe.

Pse qan një fëmijë në bark?

Në fakt, foshnja në barkun e nënës praktikon të qajë. Zakonisht kjo e qarë zgjat 15-20 sekonda, jo më shumë. Shumica e shkencëtarëve pajtohen se foshnjat mund të ndjejnë dhimbje në tremujorin e tretë, por askush nuk është i sigurt se kur ndodh.

Studimet tregojnë se foshnjat ndjejnë stimuj negativë dhe reagojnë ndaj tyre në atë mënyrë. Kjo është, në fakt, një gjë e dobishme për më vonë.

Në çdo rast, është e rëndësishme të mos shqetësoheni shumë për këtë. Ndërsa foshnja reagon ndaj prekjes dhe zërit të nënës, ju mund të flisni me të, të këndoni, të lexoni. Rezulton se foshnja vërtet mund të qetësohet nga zëri i nënës. 

(Kosova Sot Online)