Paralajmërimi i pacientes 26-vjeçare me kancer të mushkërive: Mos bëni të njëjtin gabim si unë, këto simptoma s’duhen injoruar kurrë

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 10:12
Paralajmërimi i pacientes 26-vjeçare me kancer të mushkërive: Mos bëni të njëjtin gabim si unë, këto simptoma s’duhen injoruar kurrë

Ashley Rivas ishte 26 vjeç kur vuri re se lodhej më shpejt se zakonisht kur vraponte. Pak vite më vonë, ajo kishte një kollë të vazhdueshme me gjak dhe gulçim, rënie në peshë, ethe dhe një sërë simptomash të penumonisë. Megjithatë, kur ajo vendosi më në fund që të bënte një skaner të gjoksit, kanceri ishte gjëja e fundit që mund t’i shkonte ndërmend. Skaneri zbuloi një masë në mushkërinë e djathë që rezultoi të ishte tumor malinj. Rivas nuk kishte pirë asnjëherë sikur edhe një cigare të vetme në jetën e saj.

“Dua që njerëzit të dinë se kanceri i mushkërive mund t’i shfaqet kujtdo”, thotë ajo. Rivas i është bashkuar fushatës “Lung Force” të Shoqatës Amerikane të Mushkërisë për të ndërgjegjësuar njerëzit se kanceri i mushkërive nuk është vuajtje vetëm për duhanpirësit”. Është e vërtetë që shumica e njerëzve me kancer të mushkërisë janë përdorues të duhanit, megjithatë studime kanë treguar se 15% e pacientëve të diagnostikuar me këtë lloj kanceri nuk kanë pirë asnjëherë të vetme duhan në jetën e tyre- dhe mund të jenë edhe të rinj. Faktorë të tjerë rrezikues përveç duahpirjes janë edhe historia familjare me këtë sëmundje, si dhe ekspozimi ndaj ndotësve të caktuar mjedisor, si asbesti, radoni, apo edhe nafta.

Kanceri i mushkërisë është më i përhapuri në të gjithë botën dhe çdo vit vret më shumë gra se kanceri i gjirit, vezores dhe mitrës të kombinuar së bashku. Nëse diagnostikohet herët, sëmundja kurohet lehtë, si në rastin e Rivas, e cila ka arritur ta luftojë këtë sëmundje vdekjeprurëse. Por, vetëm 16% e rasteve kapen që në fazën e parë. Zakonisht është si një gjëndër 7-8 milimetra e vendosur në mes të mushkërisë, që nuk shfaq asnjë simptomë. Shumë pacientë diagnostikohen vetëm kur tumori është përhapur shumë dhe po shkakton probleme me frymëmarrjen.

(Kosova Sot Online)