Ënjtja e nyjave limfatike, shenjë për alarm?

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 10:36
Ënjtja e nyjave limfatike, shenjë për alarm?

Nyjat limfatike (lat. lymphonodi, nodi lymphatici) janë pjesë përbërëse e sistemit limfatik, me madhësi prej dy centimetra. Inflamacioni i nyjave limfatike te fëmijët mund të shfaqet në hapësirën e qafës. Një gjendje si kjo zakonisht përcillet me temperaturë të lartë trupore dhe shenja tipike të inflamacionit, me lëkurë të skuqur dhe të nxehtë.

Sipas rregullave, nyjat zvogëlohen përmes terapisë me antibiotik. Nëse edhe pas përdorimit të antibiotikut nuk ka rezultate, atëherë duhet pasur një intervenim kirurgjikal, pasi që kjo gjendje mund të jetë e rrezikshme dhe mund të jetë seriozisht e dëmshme për shëndetin.

(Kosova Sot Online)