I keni duart e ftohta dhe nuk e dini përse ju qëndrojnë ashtu? Zbuloni arsyen

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 12:21
I keni duart e ftohta dhe nuk e dini përse ju qëndrojnë ashtu? Zbuloni arsyen

Të gjithë kemi duar të ftohtë edhe pse jemi në ambiente të ngrohta. Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi.

Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të patur kujdes.

Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gja. kut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve.

Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes.

Shenjat dhe simptomat e tjera nga të cilat duhet t’i keni në vëmendje kur keni duar të ftohta janë:

Shkaqet e të paturit duar të ftohta mund të jenë për shkak të ambientit të ftohtë ose përgjigjja e trupit për të mbajtur një temperaturë normale.

Por mund të jetë dhe shenjë e një problemi me qarkullimin e gja. kut ose e enëve të gja. kut në duar. Ndër shkaktarët e duarve të ftohta përfshihen: anemia, sëm. undja e Burgerit, diabeti, Lupusi, sëm. undja e Raynaudit dhe skleroderma.

Lini një takim me mjekun nëse të paturit duart e ftohta në mënyrë të vazhdueshme ju shqetësom. Mjeku do të ekzaminojë nëse duart e ftohta janë si pasojë e problemeve me qarkullimin e gja. kut apo i sistemit nervor.

Mjekimi ka si synim kryesor trajtimin e shkaktarit themelor të duarve të ftohta. Në varësi të gjendjes, mjeku do të rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës për të përmirësuar shenjat.

(Kosova Sot Online)