Zgjat jetën, mbron zemrën dhe rregullon hormone: Ky është super ushqimi që rimëkëmb tërë organizmin

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 12:19
Zgjat jetën, mbron zemrën dhe rregullon hormone: Ky është super ushqimi që rimëkëmb tërë organizmin

Ky ushqim është i pasur me yndyrna të shëndetshme, proteina, fibra dhe përmban më shumë se 25 lëndë ushqyese thelbësore, nga vitaminat B dhe aminoacide esenciale deri te mineralet si magnezi, fosfori dhe kaliumi.

Bëhet fjalë për kikirikët.

Konsumimi i kikirikëve promovon shëndetin e zemrës dhe ka një sërë përfitimesh të tjera shëndetësorë.

Kikirikët janë një superushqim në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grusht kikirikë përmban deri në 7 gram proteina bimore të cilësisë së lartë.

Duke qenë se proteinat e kikirikut janë me origjinë bimore, ato vijnë me disa përbërës shtesë që kanë efekte pozitive në shëndet, si fibra, antioksidantë dhe fitonutrientë të dobishëm. Studimet kanë treguar se sasia e disa prej këtyre fitonutrientëve rritet kur kikirikët gatuhen ose skuqen, gjë që e bën atë edhe më të shëndetshëm.

Yndyrnat e kikirikut janë kryesisht të pangopura dhe zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët nga Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandojnë konsumimin e yndyrave të pangopura në vend të atyre të ngopura që gjenden te gjalpi, produktet e qumështit të plotë dhe mishi me yndyrë.

Një tjetër gjë e mirë e kikirikëve është se janë shumë ngopës dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e peshës optimale të trupit.

Ky kombinim dinamik i proteinave dhe fibrave ngadalëson tretjen dhe në këtë mënyrë redukton ndjenjën e urisë, dhe rrit ndjenjën e ngopjes pas një vakti.

Hulumtimet kanë treguar se proteinat me cilësi të lartë ndihmojnë në rregullimin e hormoneve të urisë dhe fibrat rritin ndjenjën e ngopjes në stomak, gjë që ndihmon të gjithë ata që përpiqen të mbajnë një peshë të shëndetshme trupore.

Kjo është edhe arsyeja pse të gjithë ata që i shijojnë shpesh kikirikët dhe arrat kanë një rrezik më të ulët për të qenë mbipeshë ose obezë në krahasim me njerëzit që nuk hanë shpesh kikirikë ose arra.

Një studim i publikuar në revistën JAMA tregoi se kikirikët mund të na ndihmojnë të jetojmë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e studimit të cilët thanë se shpesh hanin kikirikë dhe arra kishin një rrezik dukshëm më të ulët të vdekjes nga çdo shkak, veçanërisht nga sëmundjet e zemrës.

(Kosova Sot Online)