"Mishngrënësja" shkatërron sëmundjet

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 11:38

Bima mishngrënësja (lat. "abebuia avellanedae" ose "tabebuia altisima") ishte ilaçi më domethënës për indianët latinoamerikanë. Falë mjekëve nga Brazili, të cilët kanë dëshmuar vetitë e saj shëruese, sot për të dihet në mbarë botën. Këta ekspertë theksojnë se ofron rezultate të hatashme në shërimin e leukemisë dhe formave të ndryshme të kancerit, por edhe te sëmundjet e tjera që nuk kanë shërim. Çaji përgatitet nga lëvorja e brendshme e drurit, që mund të bluhet ose të hiqet në copëza * Për sëmundje të lehta, çaji përgatitet duke e mbushur një lugë të supës me lëvore të bluar duke e hedhur në një litër ujë të vluar.

Më pas në gotën prej 2 dl derdhet çaji dhe konsumohet pasi të ketë qëndruar 5 deri 10 minuta. * Te sëmundjet e rënda në 2-3 litra ujë të ftohtë derdhni 5 lugë me lëvore dhe i vloni. Kur të ketë vluar, e hiqni nga pllaka, e pini gjatë ditës në sasi të ndryshme, varësisht nga natyra e sëmundjes. Te disa persona, ky çaj në fillim dhuron ndjenjë të pakëndshme. Në këtë rast, terapinë duhet filluar me një gotë çaj në ditë, e gradualisht duke e shtuar sasinë.

(Kosova Sot Online)