Ide e keqe: Përse bananet nuk janë të dobishme për kafjall

  • E.K /
  • 27 May 2022 - 11:26
Ide e keqe: Përse bananet nuk janë të dobishme për kafjall

Të gjithë e dinë se kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, e shpeshherë në nguti e konsumojmë një banane. Të gjithëve nënat na kanë thënë se, nëse nuk arrijmë të hamë gjë, së paku të marrim një banane. Por, me sa duket kjo pemë prapë se prapë nuk është e duhura për kafjall. Nutricistët pohojnë se, edhe pse bananet na duken si opsion i përsosur për kafjall të shpejtë, në fakt ato nuk janë. Nëse i konsumoni të vetme, bananet nuk janë opsioni më i mirë, sepse në vete përmbajnë 25 për qind sheqer. Edhe pse bananet ju japin një shtytje të re me energji, shumë shpejt do të ndiheni të lodhur dhe të uritur.

Më shumë janë të krijuara për zamër sesa një shujtë e përgjithshme, sepse ashtu të vetme nuk mjaftojnë për ta nisur ditën me to. Atë lodhjen dhe urinë që e ndjeni kur për kafjall keni konsumuar vetëm një banane mund ta parandaloni duke kombinuar krahas bananes ushqim me yndyra të shëndetshme, si avokado apo erëza. Pasi që bananet ju takojnë ushqimeve të tharta, ato acide duhet neutralizuar në mënyrë që të merrni vetëm dobitë nga bananet si kalium, fibra dhe magnez, e jo sheqer që shkakton rritje të shpejtë të energjisë.

(Kosova Sot Online)