Lexoni edhe:
Mos e hidhni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në disa mënyra
Kur t'i vëreni të gjitha arsyet pse duhet ta pini këtë lëng, nuk do të mund ta imagjinoni ditën pa të.
PARANDALON KANCERIN
Lëngu nga lakra e freskët përmban izocianat, grupin e substancave kimike që nxitin sekretimin e estrogjenit dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, mushkërive, prostatës dhe zorrës së trashë. Krahas kësaj, ndihmon edhe në shërimin e të prekurve nga kanceri.
Mos e hidhni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në disa mënyraLexoni edhe:
I SHKËLQYESHËM EDHE PËR ZORRË
Lakra është e hatashme për pastrimin e zorrëve dhe shpeshherë përdoret në trajtimin e kolitisit. Përmban klor dhe squfur, dy përbërës të rëndësishëm për shërimin e inflamacioneve në zorrë të trashë. Pas konsumimit të lëngut nga lakra do të keni gazra, por kjo nuk duhet t'ju brengosë, përkundrazi.
I HATASHËM PËR DIETË
Lëngu nga lakra e freskët është aleat i madh në luftën kundër kilogramëve shtesë dhe ndihmon në pastrimin e pjesës së sipërme të zorrës së trashë. Krahas kësaj, ka pak kalori.
(Kosova Sot Online)