Lexoni edhe:
Prishtina ta analizojë seriozisht pjesëmarrjen në takimin e Ohrit për “Ballkanin e Hapur”!
Në popullin tonë ekziston tregimi se si rrika ndihmon në shërimin e shumë gjendjeve, e ne ju paraqesim tri receta.
KOMPRESË KUNDËR INFLAMACIONEVE TË SINUSEVE
Në shishen prej gjysmë litre hidhni rrikën e copëtuar, e nga sipër e mbushni me uthull, e mbyllni dhe e mbani në vend të ngrohtë për 10 ditë, duke e përzier shpesh. E përdorni, duke thithur aromën nga shishja, disa orë për pesë minuta. Në mbrëmje lëngun e hidhni në peshqir dhe e mbani në ballë dhe stomak.
SHURUP KUNDËR INFLAMACIONEVE TË SINUSEVE
Në makinën për bluarje bluani 50 gr rrikë, 20 gr rrënjë xhenxhefili dhe 20 gr çikore, e gjithë kësaj ia shtoni dhe një lugë kanellë. Masën e fituar e derdhni në kavanoz dhe e mbyllni me kapak. E përzieni derisa dhjetë ditë e mbani në ambient të ngrohtë. Çdo mëngjes, gjysmë orë para ushqimit, merrni nga një lugë të vogël.
AVULLI SHËRUES
Në një enë hidhni ujin për të vluar, e më pas aty shtoni rrikë dhe provoni që të thithni avullin sa të mundni. Rezultatet menjëherë do të jenë të prekshme.
(Kosova Sot Online)