Hulumtimi: A rrezikohen më pak nga vdekja e parakohshme njerëzit që pinë kafe?

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 12:46
Hulumtimi: A rrezikohen më pak nga vdekja e parakohshme njerëzit që pinë kafe?

Njerëzit që pinë kafe duket se kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme, sugjeron një studim i fundit, shkruan The Guardian . Njerëzit që pinë kafe, me ose pa sheqer, kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së hershme, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se çelësi nuk është vetëm te kafeja. Gjegjësisht, rezultatet mund të jenë për shkak të faktit se njerëzit që pinë kafe janë përgjithësisht më të pasur.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se kjo pije mund të jetë e dobishme për shëndetin dhe pirja e kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve, duke filluar nga sëmundja kronike e mëlçisë deri te disa lloje kanceri dhe madje edhe demenca. 

Tani studiuesit në Kinë kanë zbuluar se njerëzit që pinin një sasi të moderuar kafeje çdo ditë, qoftë të ëmbëlsuar me sheqer apo jo, kishin një rrezik më të ulët të vdekjes gjatë një periudhe shtatëvjeçare sesa ata që nuk pinin. Rezultatet janë të ngjashme për kafenë e çastit dhe kafenë të bluar dhe pa kafeinë. 

Studimi, i publikuar në Annals of Internal Medicine, bazohet në të dhënat nga më shumë se 171,000 pjesëmarrës. Informacioni gjenetik, i jetës dhe shëndetit është mbledhur nga më shumë se 500,000 njerëz që nga fillimi i vitit 2006, duke përfshirë detajet e pjesëmarrësve që pinë kafe.

(Kosova Sot Online)