Parandalimi i kancerit të lëkurës: disa strategji për të ulur riskun!

  • G.G /
  • 02 June 2022 - 11:07
Parandalimi i kancerit të lëkurës: disa strategji për të ulur riskun!

Kanceri i lëkurës mund të parandalohet nëse kapet herët dhe zakonisht është i shërueshëm. Duhet thënë se kanceri i lëkurës shpesh lidhet drejtpërdrejtë me ekspozimin në diell por jo vetëm.

Mirëpo ju duhet të ndiqni disa strategji me qëllim që të parandaloni kancerin e lëkurës.

Së pari, duhet të shmangni ekspozimin në diell sidomos në oraret kur temperaturat janë shumë të larta. Të gjithë ne jemi te ekspozuar në diell: madje edhe në momentin kur hedhim mbeturinat, por edhe kur jemi duke udhëtuar me makinë. Kjo, pasi rrezet UV hyjnë nëpërmjet xhamave të mjetit tuaj.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm pavarësisht pigmentit të lëkurës suaj. Kanceri i lëkurës shfaqet kudo! Edhe pse thuhet se personat me pigment të lëkurës janë më pak të predispozuar ndaj kancerit të lëkurës, studimet theksojnë se njerëzit me ngjyrë vdesin nga melanoma në një shkallë më të lartë se të bardhët.

Asnjëherë, nuk duhet të mungojë kremi i diellit. Ju mund ta përdorni atë çdo 2 orë duke lyer jo vetëm fytyrën, por edhe veshët e qafën.

Gjithashtu, edhe ushqimet kanë një ndikim të madh! Përpiquni të konsumoni sa më shumë fruta e perime dhe shmangni alkoolin. Disa hulumtime thonë se pirja e alkoolit përditë rrit rrezikun e melanomës me 14%.

Por e rëndësishmja është që mos të harroni të aplikoni kremin e diellit.

(Kosova Sot Online)