Njerëzit që kanë kaluar Covid-19 kanë më shumë gjasa për tu prekur nga çrregullime psikiatrike

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 19:18
Njerëzit që kanë kaluar Covid-19 kanë më shumë gjasa për tu prekur nga çrregullime psikiatrike

Pasi një studim  zbuloi se virusi rrit rrezikun e sëmundjeve mendore, studiuesit në Universitetin Shtetëror të Oregonit zhvilluan një tjetër studim. Ata krahasuan 46,610 individë pozitivë me COVID-19  me pacientë të cilët u diagnostikuan me infeksione të ndryshme të traktit respirator.

Pacientët të cilët kishin kaluar COVID-in kishin 25% më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik (çrregullime mendore, emocionale dhe të sjelljes) në katër muajt pas infektimit të tyre sesa ata që kishin një infeksion tjetër të zakonshëm.

Sipas studimit shkalla për çrregullim psikiatrik e personave të cilët kaluan virusin covid-19 rezultonte 3.8% ndërsa për personat të cilët kalonin infeksione të tjera të traktit respirator rezultonte 3%.

Një nga autoret e studimit Lauren Chan, tha se njerëzit të cilët kanë kaluar COVID-19 nëse ndjejnë ankth apo nëse ato mendojnë se ka disa ndryshime nga mënyra se si ato qasen ndaj gjërave nga pikëpamja psikiatrike, gjëja e duhur që duhet të bëjnë është të kërkojnë ndihmë.

Një studim i botuar në revistën e Shëndetit Publik Lancet tregoi  se sa më të rënda të ishin simptomat që ka kaluar një person me covid-19, aq më gjatë vuante nga gjumi i dobët dhe shqetësimi pas shërimit.

(Kosova Sot Online)