Çka është Limfoma?

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 11:27
Çka është Limfoma?

Limfoma është një kancer i sistemit limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit.

Sistemi limfatik përfshin nyjet limfatike (gjëndrat limfatike), shpretkën, gjëndrën e timusit dhe palcën e kockave.

Ekzistojnë shumë lloje të limfomës, por më kryesoret janë:

- Limfoma e Hodgkin (e quajtur më parë sëmundja e Hodgkin)

- Limfoma jo-Hodgkin

Se cili është trajtimi më i mirë i limfomës për ju varet nga lloji i limfomës dhe ashpërsia e saj. Trajtimi i limfomës mund të përfshijë kimioterapi, ilaçe imunoterapie, terapi rrezatimi, një transplant të palcës së kockave ose ndonjë kombinim i tyre.

Simptomat

- Nyjet limfatike të fryra

- Shenjat dhe simptomat e limfomës mund të përfshijnë:

- Ënjtje pa dhimbje të nyjeve limfatike në qafë, sqetulla ose ijë

- Lodhje e vazhdueshme

- Ethe

- Djersitje natën

- Gulçim

- Humbje e pashpjegueshme e peshës

- Lëkurë me puçrra

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Rezervoni një takim me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shenjë ose simptomë të vazhdueshme që ju shqetëson.

Faktorët e rrezikut

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e limfomës përfshijnë:

- Mosha. Disa lloje të limfomës janë më të zakonshme tek të rriturit e rinj,

ndërsa të tjerët diagnostikohen më shpesh te persoat mbi 55 vjeç.

- Gjinia. Meshkujt kanë më shumë gjasa të zhvillojnë limfoma sesa femrat.

- Një sistem imunitar i dëmtuar. Limfoma është më e zakonshme te

personat me sëmundje të sistemit imunitar ose ata që marrin ilaçe që

dobësojnë sistemin e tyre imunitar.

- Zhvillimi i infeksioneve të caktuara. Disa infeksione shoqërohen me një

rrezik në rritje të limfomës, përfshirë virusin Epstein-Barr dhe infeksionin

Helicobacter pylori.

(Kosova Sot Online)