Ngriteni imunitetin tuaj me anë të kësaj bime

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 11:19
Ngriteni imunitetin tuaj me anë të kësaj bime

Vjeshta e vonë është sezoni i angjinareve, që njihen edhe si patatet të egra, apo angjinare të Jerusalemit. Mjekët e preferojnë, të zier, apo të freskët, në menynë e përditshme, edhe atë në sasi të pakufizuara, meqë është shumë e shijshme. Iu preferohet sidomos diabetikëve, meqë përmban insulinën oligofruktoze - një polisaharid të tretshëm që nuk përmban amidon, që është i dobishëm për bakteret e mira, për forcimin e sistemit imun dhe për parandalimin e infeksioneve.

Angjinarja është e pasur me vitamina A, C dhe E, të cilat bashkë me flavonoidet, sikur që është karoteni, bllokojnë radikalet e lira, duke na mbrojtur kështu nga ftohja dhe inflamacioni. Për shkak të përqindjes së lartë të kalciumit, angjinarja është melhem për eshtra të fortë, e është interesant edhe fakti që kjo bimë është njëra ndër më të pasurat me hekur. Është edhe burim i mrekullueshëm i thartirës folike, e cila përdoret për prodhimin e eritrociteve.

(Kosova Sot Online)