Si ta largoni dhembjen e padurueshme të shiatikut?

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 12:14
Si ta largoni dhembjen e padurueshme të shiatikut?

Kur disku që gjendet midis unazave të kurrizit bën presion në nervin shiatik, atëherë vjen deri te paraqitja e dhembjes, e cila përhapet përgjatë këmbës. Kjo është dhembja shiatike, e cila di të jetë tepër problematike. Dhembja fillon në bel, më pas shtrihet përgjatë këmbës, deri në thembër. Këmba mpihet, gjë që vështirëson lëvizjet. Dhembja mund të jetë më e theksuar gjatë natës, pas qëndrimit të gjatë në këmbë, te teshtitja, kollitja, etj. Natyrisht se duhet shkuar te mjeku dhe duhet përdorur ilaçet, por më mirë është që, krahas tyre, t'i bëjmë edhe disa ushtrime.

Ushtrimet e zgjatjes mund të jenë të dobishme, meqë zbusin inflamacionin dhe dhembjen. Natyrisht, në fillim nuk do të jetë lehtë, për çka ushtrimet bëhen në mënyrë graduale. Shtrijuni në një sipërfaqe të rrafshët, mblidheni këmbën që ju dhemb dhe ngadalë tërhiqeni kah supi. Mbajeni këmbën ashtu për 30 sekonda. Më pas drejtojeni këmbën, pushoni pak dhe bëjeni këtë ushtrim edhe dy herë.

(Kosova Sot Online)