Mjalti nga kungulli -melhemi i duhur për mëlçinë

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 10:08
Mjalti nga kungulli -melhemi i duhur për mëlçinë

S ikurse edhe shumë lloje të tjera të mjaltit, mjalti i kungullit po ashtu përdoret në mjekësi. Përparësitë e përdorimit të këtij mjalti janë të llojllojshme, e më i efektshmi është në shërimin e mëlçisë. Ndihmon edhe kundër kapsllëkut dhe sëmundjeve të ndryshme të zorrës së trashë. Njëkohësisht, shkaku se përmban sasi të madhe me vitamina dhe karotinë, kjo mjaltë është e hatashme për forcimin e imunitetit.

SI TA PËRGATISNI MJALTIN NGA KUNGULLI

Për përgatitjen e mjaltit nga kungulli nevojitet një kungull i pjekur mirë. Krejt çfarë nevojitet është ta preni majën e kungullit në majë dhe të nxirrni farat. Në hapjen e madhe duhet të shtoni sheqer. Nga sipër e mbuloni dhe e lini për dhjetë ditë në vend të ftohtë. Gjatë kësaj kohe sheqeri shkrihet në lëngun e kungullit. Porsa të jetë shkrirë sheqeri, hiqni kapakun derisa masën e fituar e derdhni në një kavanoz prej qelqit. Mund ta përdorni në çaj si ëmbëltues, apo ta konsumoni 2-3 herë të vetëm mund ta përdorni për petulla, e çfarë jo tjetër.

(Kosova Sot Online)