Keni probleme me reumë, prostatë ose veshka: Shërohuni me këtë bimë

  • E.K /
  • 11 June 2022 - 10:58
Keni probleme me reumë, prostatë ose veshka: Shërohuni me këtë bimë

Bima tenjë (lat. "Lycopodium clavatum") përmban sasi të madhe me flavonoide, acide organike dhe vajra. Ndihmon në shërimin e reumës, plagëve, dhimbjeve në veshka, prostatë. Në mjekësi përdoret edhe si derdhje për shërimin e plagëve, në formë të pluhurit. Për mjekësi përdoret e gjithë bima, ose vetëm farat, përkatësisht pluhuri që në mjekësinë popullore quhet edhe miell. Përmban edhe aminoacide, glicerinë, acide limoni dhe të mollës. Përmban edhe proteina, sheqer, rrëshirë dhe substanca alumini.

Përdoret edhe në formë të pudrës te kafshimet dhe skuqjet te fëmijët dhe të rriturit. Personat që vuajnë nga mbipesha mund ta aplikojnë në lëkurë dhe të heqin aromën e pakëndshme që shfaqet si pasojë e djersitjes. Bima ndihmon edhe te sëmundjet e kanalin urinar, derisa përdoret edhe në shërimin e gihtit. Përgatitet në formë të çajit dhe shëron dhimbjet urinare dhe problemet me organet gjenitale, hedh jashtë gurët dhe rërën nga veshkat.

ÇAJ PËR MËLÇINË

Një lugë të bimës, në formë të pluhurit e përzieni me rreth 250 ml ujë të nxehtë. Nuk e zieni, por e lini që të qëndrojë për pak kohë. Çajin e pini një herë në ditë, në mëngjes në lukth të thatë, gllënjkë për gllënjkë.

(Kosova Sot Online)