Nga 1 kilogram portokaj përgatitni 10 litra lëng shërues

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 12:29
Nga 1 kilogram portokaj përgatitni 10 litra lëng shërues

Lëngu i portokallit është lëngu më popullor në botë. Por, nuk keni pse ta blini, kur mund ta përgatisni vetë.

PËRBËRËSIT

1 kg portokaj, - 1 kg sheqer, - 6 gr acide limoni, - 9 litra ujë.

PËRGATITJA

1. Portokajtë i pastroni dhe i hidhni në enë, i mbuloni me ujë dhe i lini gjatë natës. 2. Ditën tjetër, ujin hidheni, e portokajtë me lëvore i copëtoni. 3. Vloni 1 litër ujë dhe hidhini aty acidet e limonit dhe pjesët e portokajve dhe së bashku i zieni për 20 - 30 minuta. 4. Hiqni enën nga zjarri dhe me mikser i përzieni. 5. E lini lëngun të ftohet dhe hidhni edhe 8 litra ujë. 6. Lëngun e hidhni në gota prej qelqit dhe shijojeni.

(Kosova Sot Online)