Hulumtimi i fundit: vera e bardhë shton rrezikun nga kanceri

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 12:22
Hulumtimi i fundit: vera e bardhë shton rrezikun nga kanceri

Organizata Amerikane për Hulumtim të Kancerit "Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention", në studimin e fundit sugjeron se rreth 3,6 për qind e rasteve të kancerit në mbarë botën ndërlidhen me alkoolin, sidomos kur bëhet fjalë për kancerin në pankreas, mëlçi, të gjirit, zorrë të trashë dhe rektum.

Ekipi i shkencëtarëve pas studimit ka analizuar ndikimin e konsumimit të alkoolit në rrezikun për zhvillim të melanomës. Konsumimi i vetëm një pijes në ditë, përkatësisht një gotë me verë të bardhë, sipas ekspertëve, e shton rrezikun për zhvillimin e kancerit deri në 13 për qind. Pijet e tjera nuk kishin ndërlidhje kaq të fortë me kancerin sikurse vera e bardhë.

(Kosova Sot Online)