Keni probleme me lëkurën, ja si ndikon postura e trupit në përkeqësimin e saj

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 11:10
Keni probleme me lëkurën, ja si ndikon postura e trupit në përkeqësimin e saj

Ndryshimet në trup shfaqen në lëkurën tonë gjatë jetës- strijat shfaqen kur trupi ynë rritet, melasma mund të shfaqet gjatë shtatzënisë dhe nëse jeni të lumtur ose të dashuruar, lëkura juaj mund të skuqet.

Ndërsa postura e trupit duket si një nga gjërat e fundit që mund të ndikojë në lëkurën tuaj, në të vërtetë ka një ndikim të madh.

“Harvard Health Publishing” shpjegon se postura e mirë është e rëndësishme sepse ju ndihmon me ekuilibrin tuaj, kështu që kur keni qëndrim të mirë do të thotë që po e shpërndani peshën tuaj midis këmbëve siç duhet.

Në një intervistë për “MBG Lifestyle”, specialistja e kujdesit të lëkurës dhe themeluesja e metodës së yogës së fytyrës, “Fumiko Takatsu”, tha se ajo po i kushton vëmendje shumë të madhe posturës të saj, veçanërisht me kalimin e moshës.

Ne humbasim masën muskulore me kalimin e moshës dhe Takatsu thotë se si rezultat, “shpatullat tona dalin lart dhe nofulla jonë lëviz përpara”.

Nga ana tjetër, ne i mbajmë fytyrat tona të ngrysura dhe ky stres i shtuar mund të kontribuojë në fryrjen dhe deformimin e saj. Takatsu shpjegon se qëndrimi i keq ndikon në shpërfytyrimin e fytyrës dhe mund të shfaqet si ënjtje apo të riformojë nofullën.

Specialisti Pete McCall i tha “Real Simple” se “qëndrimi ideal është të mbani shpinën drejt, qafën drejt (jo të përkulur përpara), shpatullat në nivel mbi ijet tuaja, legen dhe gjunjë të drejtë.”

Prat tani që e dini se postura ndikon dhe në lëkurën tuaj mundohuni të arrini qëndrimin ideal të trupit.

(Kosova Sot Online)