Gjithçka që duhet të dini rreth kancerit të veshkave

  • E.K /
  • 22 June 2022 - 08:48
Gjithçka që duhet të dini rreth kancerit të veshkave

Është vënë re se gati 60 për qind e pacientëve të diagnostikuar me kancer në veshka, shfaqin gjak në urinë, i cili është pa dhimbje dhe i vazhdueshëm.

“Testet e urinës dhe gjakut, të cilat kryhen në mënyrë rutinore si pjesë e një kontrolli shëndetësor, mund të ndihmojnë në zbulimin e kancerit të veshkave. Ekzistojnë teste shtesë të shtrenjta si tomografia e kompjuterizuar (CT) dhe skanimet me rezonancë magnetike (MRI) ose ekografia, të cilat janë më pak të kushtueshme dhe mund të zbulojnë kanceret e hershme të veshkave. Pra, është e domosdoshme që çdo individ të monitorojë shenjat shëndetësore dhe trupore, të kryejë kontrolle periodike shëndetësore dhe konsultime me specialistë, veçanërisht nëse jeni në grupmoshën e prirë ndaj sëmundjeve të tilla malinje”, tha shefi i Onkologjisë Kirurgjike dhe Shërbimeve Robotike në Qendrën e Kancerit HCG Manavta, Prof. Dr. Raj Nagarkar.

Sipas Dr. Rohit Kumar, konsulent në Onkologji Kirurgjike në Qendrën Gjithëpërfshirëse të Kancerit në Manipal  tha se simptomat si gjaku në urinë dhe humbja e peshës mund të ndihmojnë në zbulimin e kancerit në fazën e hershme.

“Në ditët e sotme, ne po zbulojmë një rritje të numrit të rasteve të kancerit të veshkave, sepse njerëzit po bëjnë kontrollin e tyre rutinë që ndihmon në diagnostikimin e hershëm. Në shumicën e rasteve, ne bëjmë nefrektomi të pjesshme dhe shmangim kryerjen e nefrektomisë totale, sepse po i zbulojmë herët rastet e kancerit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)