Si mund t’ju ndihmojnë proteinat të humbni peshë në mënyrë natyrale?

  • G.G /
  • 22 June 2022 - 10:38
Si mund t’ju ndihmojnë proteinat të humbni peshë në mënyrë natyrale?

Po kërkoni të hiqni disa kilogramë? Atëherë duhet të bëni një ndryshim në dietën tuaj ushqimore për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme.

Proteina është një makronutrient që luan një rol kyç në shëndetin dhe funksionin normal të trupit tonë. Studimet kanë zbuluar se gjithashtu mund të na ndihmojë të na mbajë të ngopur për më gjatë, duke luajtur potencialisht një rol në humbjen e suksesshme të peshës.

“Proteina është e rëndësishme pasi ndihmon në ruajtjen e masës muskulore,” shpjegon Jinan Banna, nutricioniste. “Proteina ka edhe shumë funksione të tjera në trup, dhe është i rëndësishëm për humbjen e peshës, sepse ju ndihmon të ndiheni të ngopur, duke shmangur ngrënien e tepërt”.

Por si kontribuon proteina në humbjen e peshës? Epo, sipas një rishikimi të studimeve të publikuara në Frontiers in Endocrinology, dietat e pasura me proteina mund të na ndihmojnë të qëndrojmë të ngopur për më gjatë, të përdorim më shumë energji dhe të krijojmë masë muskulore në mënyrë të shëndetshme.

Në një studim të botuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, studiuesit zbuluan se dietat e pasura me proteina mund të çojnë në një shpenzim më të lartë të energjisë dhe kështu, më shumë humbje peshe.

Me fjalë të tjera, nëse hani të njëjtin numër kalorish që hani tani, por rritni sasinë e atyre kalorive që vijnë nga proteinat, mund të përdorni më shumë energji dhe kështu të humbni peshë.

Një tjetër studim i botuar në Nutrition Journal zbuloi se njerëzit prireshin të hanin më pak “snack” midis vakteve kur ndiqnin një dietë të lartë proteinike.

Përpiquni të rrisni ngadalë marrjen e proteinave duke zëvendësuar ushqimet e përpunuara ose karbohidratet ose yndyrnat e tepërta me ushqime të pasura me proteina.

Është e rëndësishme që të mos e teproni me dietën tuaj të pasur me proteina. Nëse konsumoni shumë proteina, efektet anësore mund të përfshijnë erën e keqe të gojës, kapsllëkun, diarrenë, dehidratimin.

Gjithmonë flisni me mjekun tuaj përpara se të filloni një dietë të re për t’u siguruar që nuk po e teproni me marrjen e proteinave.

Por asnjëherë mos lini pas dore aktivitetin fizik si dhe ecjet në natyrë pasi mund t’u ndihmojnë në humbjen e peshës.

(Kosova Sot Online)