Çfarë nuk guxoni të bëni nëse ju kafshon gjarpri?

  • E.K /
  • 23 June 2022 - 10:29
Çfarë nuk guxoni të bëni nëse ju kafshon gjarpri?

Ekspertët theksojnë se në rast se hasni një gjarpër, nuk duhet ta prekni kurrë, por ta anashkaloni.

Në rast kafshimi të padëshiruar nga gjarpri, rekomandohet: telefononi menjëherë urgjencën, pushoni, imobilizoni ekstremitetin ku ka ndodhur pickimi (që ngadalëson përhapjen e toksinës në organizëm) dhe transporti sa më shpejt në institucionin mjekësor.

Në të njëjtën kohë, nuk duhet të vendosni fashë në gjymtyrën e kafshuar, të preni një plagë, të thithni helm ose të vendosni akull në vendin e pickimit.

Është e rëndësishme të kihet parasysh:

– Gjarpërinjtë nuk do të sulmojnë dhe nuk do të përpiqen të kafshojnë, nëse nuk ndihen të kërcënuar dhe të frikësuar,

– Gjatë qëndrimit në natyrë është e nevojshme të përdorni këpucë, veshje dhe pajisje të përshtatshme dhe të silleni me përgjegjësi,

– Kur takoni një gjarpër, është e rëndësishme të qëndroni të qetë, të përpiqeni të shmangni gjarprin ose ta trembni me shqelma/shkopinj në tokë,

– Nuk duhet ta kapni gjarprin ose të përpiqeni ta lëndoni atë,

– Në rast kafshimi, është e nevojshme të kërkoni ndihmë mjekësore.

(Kosova Sot Online)