Arsyet pse nuk duhet të pini ujë me limon çdo ditë!

  • G.G /
  • 24 June 2022 - 10:52
Arsyet pse nuk duhet të pini ujë me limon çdo ditë!

Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë çdo mëngjes ujë me limon me stomakun bosh. Por si ndikon në organizmin tonë?

A është e shëndetshme kjo gjë?

Absolutisht që jo! Nëse jeni duke e pirë çdo ditë ujin me limon, duhet të ndaloni tani. Kjo, për arsyen se mund t’ju dëmtojë shëndetin tuaj.

Së pari, uji me limon mund t’ju prishë dhëmbët. Nëse ju e konsumoni çdo ditë ujin me limon, atëherë ju do ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve tuaj.

Gjithashtu, ju mund të keni një stomak të trazuar  pas pirjes së ujit me limon çdo mëngjes. Pirja e ujit me limon mund t’ju shkaktojë të vjellja. Kështu që bëni kujdes. Stomaku juaj do të ketë shumë aciditet si pasojë e limonit.

Nga ana tjetër, pirja e përditshme e ujit me limon mund t’ju bëjë që ju të urinoni shumë shpesh gjatë ditës.

Limoni ka shumë acid askorbik e për pasojë do t’ju bëjë ju që të urinoni shpesh.

Uji me limon do të bëjë të mundur prodhimin e urinës në veshka.

Me pak fjalë, këto ishin disa nga disavantazhet e ujit me limon, nëse ju e konsumoni çdo mëngjes, aq më tepër me stomakun bosh, pa konsumuar asnjë ushqim kur ju sapo jeni zgjuar nga gjumi.

(Kosova Sot Online)