5 mënyra të thjeshta dhe praktike për t’u ushqyer sa më shëndetshëm

  • G.G /
  • 25 June 2022 - 10:03
5 mënyra të thjeshta dhe praktike për t’u ushqyer sa më shëndetshëm

Ne kemi synime për marrëdhëniet tona, karrierën, financat dhe gjithashtu shëndetin. Ato janë shprehje e dëshirave tona të brendshme ose çfarë duam nga jeta jonë. Shpesh ne i shkruajmë ato për t’i bërë këto qëllime më konkrete dhe gjithashtu si kujtesë për veten tonë që të vazhdojmë të ecim drejt qëllimeve tona.

Kur bëhet fjalë për shëndetin, ne shpesh kemi objektiva fitnesi dhe ushqimi si humbja e peshës, ushtrimet e rregullta, ushqimi më i shëndetshëm ose zgjedhjet më të mira ushqimore. Humbja e peshës mund të na marrë muaj.

Përpara se t’i arrijmë këto qëllime, mund të ndihemi të dekurajuar dhe të heqim dorë. Për të qëndruar në rrugën e duhur, mund ta nisim me hapa më të vegjël dhe më realistë – hapa që janë më të lehtë për t’u ndjekur çdo javë apo muaj, në mënyrë që të mund të shohim përparimin tonë dhe të ndihemi të motivuar.

Zgjidhni ujin

Vendosni një objektiv për të pirë ujë në vend të pijeve të ëmbla me sheqer. Për ta bërë këtë të mundur, shkruani sa shpesh do të pini ujë në mënyrë që të mos e harroni.

Hani ngadalë

Duhen rreth 20 minuta që truri juaj të dërgojë sinjale se jeni të ngopur. Hani ngadalë. Merrni kohën shtesë për t’i kushtuar vëmendje asaj që po hani dhe sa po hani. Do ju duhet të paktën gjysmë ore për të përfunduar vaktin tuaj

Qëndroni në një linjë

Për ata prej nesh që duan të kosumojnë shumë ushime në një vakt, ngrënia e një porcioni ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kalorive.

Hani fruta dhe perime

Vendosni një objektiv për të mbushur gjysmën e pjatës tuaj me fruta dhe perime në çdo vakt. Frutat dhe perimet janë natyrisht të ulëta në yndyrna të ngopura, dhe të pasura me fibra dietike, vitamina dhe minerale. Ose thjesht vendosni një synim për ti  konsumuar ato në të gjitha vaktet.

Konsumoni drithëra integrale

Ngrënia e ushqimeve me drithëra integrale si orizi kaf, buka me miell integral dhe tërshëra, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë me menaxhimin e peshës sepse ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë dhe zvogëlojnë nevojën për të ngrënë ushqime me shumë kalori.

(Kosova Sot Online)