Ushqimet, që ndihmojnë te funksionimi i dobët i tiroides

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 13:27
Ushqimet, që ndihmojnë te funksionimi i dobët i tiroides

Hipotiroidizmi, që nënkupton rënien e funksionit të gjëndrës tiroide, nënkupton gjendjen, kur kjo gjëndër nuk mund të sekretojë mjaft hormone. Disa ushqime mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

VEZËT

Vezët janë burim i mirë i tre përbërësve kryesorë, të cilët u nevojiten gjëndrave tiroide për të funksionuar si duhet - tirozinës, jodit dhe selenit. Mungesa e cilitdo prej këtyre përbërësve mund të shkaktojë probleme me gjëndër. Vezët janë edhe burim i mirë i proteinave, pa të cilat po ashtu gjëndra nuk mund të funksionojë si duhet. Hani 1-2 vezë në ditë.

VAJI I KOKOSIT

Vaji i kokosit përmban acide të shëndetshme yndyrore me zinxhir të mesëm, të cilat janë të dobishme për personat që vuajnë nga hipotiroidizmi. Këto acide yndyrore stimulojnë prodhimin e hormoneve tiroide, si dhe funksionimin normal të gjëndrës. Për më tepër, vaji i kokosit promovon edhe humbjen e kileve të tepërta dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak. Moskonsumoni më shumë se 3 lugë gjelle të vajit të kokosit në ditë.

JOGURTI

Edhe jogurti është i mirë për gjëndrën tiroide, meqë është i pasur me vitamina D. Në fakt, mungesa e vitaminës D lidhet me paraqitjen e sëmundjes Hashimoto, njërit prej shkaktarëve të hipotiroidizmit. Për më tepër, jogurtët probiotikë ndihmojnë në mbajtjen e balancës së baktereve të mira në zorrë. Jogurti përmban edhe kalcium, proteina dhe jod, të cilat janë të rëndësishme për tiroiden. MISHI I PULËS Mishi i pulës është i mirë për personat, që vuajnë nga hipotiroidizmi. Ky burim shtazor i proteinave përmban një sasi të mirë të aminoacideve, sidomos tirozinës. Ky aminoacid i veçantë është bllok ndërtues i hormoneve të tiroides. Duhet të konsumohet edhe mëlçia e pulës, 2-3 herë në javë.

ALGAT E DETIT

Nëse doni që gjëndrës suaj tiroide t'i ndihmoni që të funksionojë si duhet, atëherë jodi është i domosdoshëm. Jodi lidhet me aminoacidin tirozinë, për ta formuar tiroksinën, e cila është esenciale që gjëndra tiroide të funksionojë si duhet. Nëse doni që të konsumoni aq jod ditor, sa edhe nevojitet, pa e rritur sasinë e kripës, atëherë konsumimi i algave të detit është veprimi i duhur. Nëse keni ndonjë sëmundje autoimune të tiroides, atëherë evitojeni konsumimin e algave.

ORIZI I VRUGTË

Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi shpesh konsumojnë më shumë karbohidrate, sesa lloje të tjera të ushqimit. Kjo ndodh për shkak të një zvogëlimi të neurotransmetuesit serotoninë. Karbohidratet tentojnë ta rrisin nivelin e serotoninës. Në anën tjetër, karbohidratet kanë edhe ndikim direkt në funksionimin e gjëndrës tiroide, meqë insulina nevojitet për shndërrimin e hormonit jo aktiv T4, në formën e tij aktive, T3. Nëse jeni duke marrë ilaçe për gjëndrën tiroide, atëherë merrini ato disa orë para, apo pas konsumimit të orizit. 

(Kosova Sot Online)