Ky është një lajm fantastik për ata që konsumojnë çokollata

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 08:54
Ky është një lajm fantastik për ata që konsumojnë çokollata

Lajme të mira për ata që e adhurojnë çokollatën, pasi një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit.

Sipas studimit, i cili është publikuar në gazetën Appetite, konsumimi i çokollatës u gjet se ishte i lidhur me performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.

Hulumtuesit shikuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve të dizajnuara për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste.

Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur me moshën.

(Kosova Sot Online)