Vërtetojeni thartirën e lukthit, shkaktari kryesor i kancerit në lukth

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 13:52
Vërtetojeni thartirën e lukthit, shkaktari kryesor i kancerit në lukth

Mungesa e acideve apo thartirës në lukth është shkaku kryesor i kancerit në lukth dhe sëmundjeve të tjera kronike. Për caktimin e thartirës ekzistojnë laboratorët, por edhe mënyra popullore, testi me sodë bikarboni. Përzieni 1/4 e lugës sodë me 150 ml ujë të vakët.

Pini këtë tretje në mëngjes, në lukth të thatë. Shikoni orën deri te gromësira. Mjafton të prisni jo më gjatë se tre minuta. Nëse nuk gromësini, ekzistojnë gjasat për mungesë të acideve në lukth. Nëse po - jeni në rregull. Janë edhe disa simptoma që tregojnë se keni mungesë të acideve në lukth: - Fryrje në stomak, ndjenja e lukthit të mbushur pas shujtave, - Ushqimi jo i tretur, diarre ose kapsllëk, - Alergji në ushqime të caktuara, - Mundime here pas here, - Irritime rreth rektumit, - Vena të zgjeruara rreth hundës dhe faqeve, - Puçrra, - Mungesë të hekurit, - Humbje të flokëve.

(Kosova Sot Online)