Nuk ju zë gjumi? Ja mënyrat efektive që do t’ju vijnë në ndihmë

  • G.G /
  • 01 July 2022 - 12:07
Nuk ju zë gjumi? Ja mënyrat efektive që do t’ju vijnë në ndihmë

Shpesh na ndodh që të vuajmë nga pagjumësia. Por kush janë mënyrat efektive që ne të na zërë gjumi shpejt?

Së pari, ju duhet të ‘boshatisni’ trurin tuaj. Ju nuk duhet të mendoni aq më tepër kur është mesi i natës.

Por si mund ta ‘gënjeni’ trurin tuaj që të flini gjumë më shpejt? Flasin ekspertët.

Së pari, mos flini. Ndonjëherë, kur duam të flemë me zor, gjumi nuk do na zërë. Kështu që mos e sforco shumë veten.

Së dyti, mendo për diçka të bukur, për shembull natyrën.

Të mendosh për vende të mbushura me pemë dhe lule do t’ju ndihmojë shumë që gjumi t’ju zërë më shpejt.

Edhe psikologët theksojnë se duhet të mendoni për natyrën teksa përpiqeni të flini.

Bëni ushtrime me frymëmarrjen. Merrni frymë thellë dhe mbajeni atë për 7 sekonda dhe nxirreni gjatë 8 sekondave. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë shumë.

Mos e mbani mendjen tuaj aktive gjatë orëve të vona të natës. Mos mendoni për debatet që keni bërë së fundmi apo se çfarë mund të ndodhë nesër, thjesht relaksohu. Qëndroni të qetë në mënyrë që të flini sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjumi është mjaft i rëndësishëm prandaj përpiquni të flini 7-8 orë në ditë, rekomandojnë ekspertët.

(Kosova Sot Online)