Çfarë dobie sjell masazhi i gishtave?

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 13:16
Çfarë dobie sjell masazhi i gishtave?

Një pjesë e mjekësisë alternative është edhe besimi se, me masazh, respektivisht me fërkim të gishtave, mund ta ndalni dhembjen e caktuar.

1.Gishti i madh është i lidhur me mushkëritë dhe me zemrën. Bëni masazh këtij gishti kur ndieni se zemra ju rrah tepër shpejt, apo kur mbeteni pa frymë.

2.Gishti tregues lidhet me veshkat dhe fshikën urinare. Fërkojeni këtë gisht, kur keni problem me kapsllëk, apo diarre, apo edhe kur keni probleme me lukth dhe mëlçi.

3.Gishti i mesëm është i lidhur me qeskën e vrerit dhe me mëlçinë. Fërkojeni këtë gisht kur keni probleme me pagjumësi, migrenë, apo nauze.

4.Gishti i unazës është i lidhur me zorrë të trashë. Bëni masazh atij kur keni dhembje koke, migrenë, apo dhembje në qafë, gjë që mund të jetë pasojë e një qarkullimi të dobët. 5.Gishti i vogël është i lidhur me zorrën e hollë. Fërkojeni atë kur keni ankth dhe nervozë.

(Kosova Sot Online)