Ilaçi popullor që shëron dhimbjet në fyt

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 11:42
Ilaçi popullor që shëron dhimbjet në fyt

Ilaçet shtëpiake dhe natyra na ofrojnë substanca që mund të zbutin dhimbjet dhe në mënyrë efikase të shërojnë inflamacionet.

Përbërësit:

3 qepë, Karafil, 1 lugë sheqer të vrugët, Një gjethe trumzë, Ujë, 1/2 e gotës qumësht.

Përgatitja

Qepën e paqëruar e copëtoni dhe e përzieni me karafil në enë, me sheqer, trumzë dhe me ujë. Më pas e vloni në zjarr për rreth 2 orë, duke e përzier dhe duke shtuar ujë. Përzierjen e kulloni dhe qumështin e vloni për pak. Sasinë nga qepa e përzieni me të njëjtën sasi qumësht dhe e pini tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)