Test / A dini të bëni dieta të shëndetshme?

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 11:04
Test / A dini të bëni dieta të shëndetshme?

Përgjigjuni pyetjeve të testit dhe do të zbuloni se sa dini për sa u përket dietave.

Kur je me dietë, ha bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes?

Po

Varet, por preferoj të ha vetëm

Jo

Gjatë dietës duhet ngrënë një mëngjes i bollshëm?

Po

Nuk e di

Absolutisht jo

Është mirë të hash produkte bulmeti gjatë një diete?

Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe

Nuk e di, ndoshta ndonjëherë

Jo, absolutisht

Në dietë, a duhet ngrënë 5 herë në javë mish ose peshk?

Po, sigurisht

Mund të konsumohen, por vetëm 2-3 herë në javë

Jo, është mirë të evitohen, sidomos mishi

Po sasi të mëdha perimesh të freskëta?

Po, sipas dëshirës

Po, por nuk duhet tepruar

Jo, është mirë të kufizohemi edhe me perimet e freskëta

Sa fruta mund të konsumohen gjatë një diete?

Maksimumi 3 racione në ditë

Mendoj 4 ose 5 racione në ditë

Mund të ha shumë fruta, madje kështu këshillohet

Në dietë a mund të hani bukë, drithëra, oriz dhe patate?

Po, mjafton të mos e teproj

Është më mirë t’i evitoj

Jo, duhen eliminuar fare

A mund të përdoret gjatë një diete vaji dhe gjalpi?

Po, mjafton të mos e teprojmë dhe të përdorim vetëm vaj ulliri

Jo, edhe pse ndonjëherë mund të përdoret vaji i ullirit

Absolutisht jo

Më shumë 1 – I ndiqni me përpikmëri dietat

Urime! E dini me përpikmëri se si të ndiqni një dietë. Njihni ushqimet që duhen konsumuar dhe sasinë e duhur. Jeni të vetëdijshëm se për t’u dobësuar është e nevojshme të hani pak nga të gjitha, mjafton që të mos e teproni, sidomos me salcat. E keni kuptuar mjaft mirë se të humbisni në peshë, jo domosdoshmërisht do të thotë të hiqni dorë nga gjithçka, duke e përballur organizmin me sakrifica të padobishme për shëndetin.

Më shumë 2 – Jeni të informuar mbi dietat

Mundoheni ta zbatoni me përpikmëri një dietë, por keni ende nevojë për t’u informuar. Edhe pse e keni pak a shumë të qartë efektin e një diete, ndonjëherë ndiheni konfuzë në përdorimin e disa lloj ushqimesh që mund t’ju japin efektin e padëshiruar. Megjithatë, mos u dekurajoni, jeni në udhën e duhur. Mjafton të lexoni pak më shumë mbi dietat.

Më shumë 3 – Nuk ju pëlqejnë dietat

As që e keni idenë se si duhet ndjekur një dietë. Për ju një ushqim ka të njëjtën vlerë me një tjetër. Duke qenë se nuk keni asnjë interes për të zbuluar më shumë mbi dietat, zbatoni me përpikmëri dietat e çastit, që shpesh rrezikojnë t’ju nxjerrin “jashtë rruge”. Nëse ju pëlqen të jeni në formë, është momenti për të mësuar më tepër rregullat bazë dhe të duhura mbi ushqyerjen.

(Kosova Sot Online)