Kuptoni arsyen pse duhet ta ngrini limonin

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 11:50
Kuptoni arsyen pse duhet ta ngrini limonin

Limoni është një nga pemët më të shëndetshme në planet. Është i pasur me materie ushqyese, e acidet e limonit ndihmojnë në luftën kundër baktereve dhe viruseve, por a e keni ditur se lëvorja e limonit përmban më së shumti minerale dhe vitamina, që janë me vlerë për shëndetin tonë? Lëvorja e limonit të freskët nuk është aspak e shijshme, por ekziston mundësia që ta bëni më të shijshme. Limoni është shumë i shëndetshëm, por nëse dëshironi që nga limoni të nxirrni maksimalen, konsumojeni të ngrirë.

Në fakt, pjesa më e shëndetshme e limonit është lëvorja e tij, e cila gjithmonë mbetet e papërdorur. Nëse e ngrini limonin, lëvoren jo vetëm se do ta shndërroni në ushqim të ngrënshëm, por edhe të shijshëm dhe do të keni një agrume të shijshme.

Preni limonin në rriska, e vendosni në qesen për ngrirje dhe e vendosni në frigorifer. Kur të dëshironin të hani një rriskë limon, thjesht e nxirrni nga aty dhe e hani ashtu të ngrirë. Ja cilat vitamina dhe minerale do t'i dërgoni në organizëm, kur limonin e hani me lëvore: - Vitamina C, B6, A dhe E, acid folik, kalcium, bakër, hekur, zink, magnez, kalium, proteina, riboflavinë, niacinë, tiaminë, fosfor ...

(Kosova Sot Online)